Ky është i dashuri i parë i Teuta Krasniqit, e tregon vet ajo

“Thuaje ose Haje” është rubrikë në emisionin NIN ku e ftuar kësaj radhe është Teuta Krasniqi.

E pyetja e Alaudinit ishte që të thoshte emrin e të dashurit të parë të saj.

Ndonëse me vështirësi, Teuta hezitoi në fillim të tregonte, madje ajo u shpreh se për të s’ishte problem, por i vinte keq për të, pasi tha se nuk e dinte as ku mund të ndodhej.

Teuta Krasniqi tregoi për herë të parë se i dashuri i saj i parë quhej Noki, kështu dhe u shpëtoi ushqimit të cilin ishte e obliguar ta hante nëse nuk e thoshte.

Gjithashtu, Teuta foli edhe për dashurinë e madhe që ka ndaj bashkëshortit të saj, Adonisit me të cilin kanë dhe një vajzë të quajtur Kaia.

Aktorja tregoi se për herë të parë janë takuar në një sallon flokësh./GazetaBlic

SHPËRNDAJE