Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Doktor Fadil Beka është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka konfirmuar vetë Beka nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.

“Për shkak të interesimit tuaj të madh, ju njoftoj se dje kam marrë një ftesë për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, nga hetuesit e Dhomave të Specializuara të Hagës”.

Beka ndër të tjera ka theksuar se lufta e popullit tonë e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e drejtë.

Doktor Fadil Beka ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftë në operimin e të plagosurve në kushte tepër të vështira.

Ai ka shërbyer edhe si deputet i kuvendit të Kosovës për dy mandate .

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Për shkak të interesimit tuaj të madh, ju njoftoj se dje kam marrë një ftesë për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, nga hetuesit e Dhomave të Specializuara të Hagës. Tashmë dihet se lufta e popullit tonë e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e drejtë dhe këtë fakt nuk mund ta devijojë askush.
Ju faleminderit për interesimin tuaj dhe mbështetjen morale!

SHPËRNDAJE