Ky është miliarderi që i shkoi sot në Zyre kryeministrit Haradinaj

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me biznesmenin e madh shqiptar, Koço Kokëdhimen.

“Në vazhdën e bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha forcat politike të Shqipërisë, për faktorizimin e shqiptarëve në rajon biseduam me Koço Kokëdhimen, sipërmarrësin e njohur dhe drejtuesin e partisë Zgjidhja”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, ish-nënkryetari i PS-së, njihet si miliarder në Shqipëri. Ai poashtu është pronar i disa mediumeve shqiptare.

SHPËRNDAJE