Ky është numri shumë i madh i votave që mblodhi Dardan Sejdiu në zgjedhjet e 11 qershorit

Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka arritur që të mbledhë numër të madh të votave në zgjedhjet nacionale me 11 qershor.

Nga numërimi i votave deri më tani, Sejdiu ka mbledhur rreth 35 mijë vota, duke u bërë kështu njëri nga pesë kandidatët më të votuar të Vetëvendosjes, transmeton Indeksonline.

Vetëm në Prishtinë, Sejdiu mblodhi mbi 12 mijë vota, duke u renditur si i treti nga Lëvizja Vetëvendosje, pas Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit.


SHPËRNDAJE