Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Prishtina Weather ka treguar se parashikimi i motit për ditën e sotme do të jetë kryesisht me vranësira dhe erë.

Gjatë ditës do të ketë intervale të shkurtëra me diell, ndërsa vonë në mbrëmje priten kthjellime.

Temperatura minimale pritet të jetë 4 gradë Celcius, ndërsa ajo maksimalja 11 gradë Celcius.

Shtypja atmosferike do të mbetet në vlera normale 1022mb, e deri në fillim të javës së ardhshme do të mbesë në këto vlera

SHPËRNDAJE