Ky është polici që ka mbetur i pa jetë në Prizren(Foto)

Sami Thaçi, është polici i cili ka mbetur i pa jetë nga shpërthimi me eksploziv në fshatin Zhur të Prizrenit.

Gazeta Metro ka mësuar se nga ky shpërthim për fat të keq ka mbetur i pa jetë Sami Thaçi, pas një shpërthimi të fuqishëm.

Lajmin për humbjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka deklaruar se janë lënduar edhe 2 policë të tjerë dhe një qytetar.

‘’Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shpërthim ku si pasoj e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar.

Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë.

Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes. Për informacione tjera do tju njoftojmë në vijim. Me respekt’’, ka thënë Kelani.

SHPËRNDAJE