Ky është portieri që i mohoi golin me gërshërë Ronaldos (Video)

Goli spektakolar me gërshërë i Cristiano Ronaldo në ndeshjen e së martës në Torino kundër Juventus në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, nuk ishte tentimi i tij i parë që të shënoj në atë mënyrë.

Ishte ndoshta ndër të parët gola të Ronaldos që u shënua asisoj, por portugezi kishte pasur disa tentime të tilla për të shënuar në karrierë dhe sipas një portieri, ai nervozohej shumë kur ndonjë gardian ia mohonte shënimin e një goli të tillë.

Këtë gjë e konfirmoi ish-portieri i skuadrës spanjolle Granada, Roberto Fernandez, i cili rikujtoi një moment nga viti 2014, kur në ndeshjen e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” në mes Real Madrid dhe Granadas, Cristiano Ronaldo kishte tentuar të shënonte një gol me gërshërë, ta ngjashëm me atë që ia shënoi Buffon të Juventus dhe gardiani Fernandez tregoi për frustrimin e portugezit në tunel të stadiumit më pas.

“Në tunel, Cristiano ishte shumë i nervozuar atë ditë, pasi që ishte duke e ndjekur një gol të shënuar në atë mënyrë, tash e një kohë”, tha ish-portieri i Granadas, Roberto Fernandez.

Fernandez, i cili tanimë mbron portën e skuadrës Lugo, e cila paraqitet në Segunda Division të Spanjës, tha po ashtu se, portieri i Juventus, Gianluigi Buffon, nuk kishte asnjë gjasë ta mbronte goditjen e Ronaldos dhe një tentim të tillë me gërshërë, ku portugezi pati një kontroll perfekt të goditjes së tij, Fernandez ia atribuoi edhe harkimit të mirë nga Dani Carvajal.

Roberto Fernandez rikujton edhe përgëzimin që mori atë ditë në janar të vitit 2014 edhe nga portieri i Real Madrid, Iker Casillas, për një pritje fantastike.

“Casillas ishte duke më pritur pas ndeshjes dhe më tha se ajo pritje e imja, ishte spaktakolare”, u shpreh portieri Fernandez./Insporti