Ky është propozimi për zgjedhjen e presidentit

Kanë mbetur edhe 8 ditë nga mbajtja e seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës, përderisa dy partitë që po bisedojnë për marrëveshje të koalicionit qeverisës, LVV-ja dhe LDK-ja, ende janë larg marrëveshjes për shkak të mospajtimeve për zgjedhjen e presidentit të ri pas përfundimit të mandatit të presidentit aktual, Hashim Thaçit, në fillim të vitit 2021.

Analisti politik, Ramush Tahiri, në një prononcim për “Front Online” thotë se presidenti zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën plenare në të cilën marrin pjesë dy të tretat e deputetëve.

”Kjo është procedura kushtetuese dhe ligjore, pa marrë parasysh se si bëhet propozimi, por kandidati duhet të propozohet nga një e katërta e deputeteve të Kuvendit. Për Kosovën mendoj se zgjidhja me e mirë do të ishte që kryetari i Kosovës të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli. Kështu do të ishte unifikues e jo partiak dhe do të kishte autoritet dhe legjitimitet që buron nga vota e qytetarit e jo nga vota e partive politike”, tha Tahiri.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme që ka mbajtur kryesia e Kuvendit është vendosur që seanca të mbahet me 26 dhjetor, e cila do të jetë seanca konstituive e legjislaturës së re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE