Ky është reagimi i Lutfi Hazirit, pas vendimit të Kurtit për taksën ndaj Serbisë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ka thënë se partia që i përket dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë pasë të njëjtin qëndrim sa i përket tarifës 100 përqind ndaj mallrave serbe.

“Besoj që Kryeministri duhet të veprojë në përputhje me frymën që përfaqëson interesat e qytetarëve dhe ta ruajë partneritetin me SHBA-në deri në pikën e fundit. Reciprociteti si politikë, është masë në harmoni të plotë me parandalimin e veprimeve të politikës serbe jo vetëm në raporte diplomatike”, ka thënë Haziri.

“Mbështes hapin edhe frymën që kjo të shkohet në shkallë graduale si politikë e reciprocitetit. Nga momenti që Qeveria e vendos suspendimin dhe largimin e tarifës, pjesa tjetër është kalendarike-ditore. Janë bërë përgatitje të mëdha tash e disa muaj për largimin e tarifës”.

Haziri ka theksuar përmes telefonit në Zona e Debatit se nga procesi i dialogut nuk do të ketë fitues të mëdhenj.

“Daljen e Kurtit e kam pritë këtë javë. Është ambient politik ku Kurti si Kryeministër ka bërë veprime politike të pritura, as nuk është vonuar as nuk është ngutur në nxjerrjen e vendimit”.

SHPËRNDAJE