Ky është rusi që u arrestua gjatë aksionit të Policisë në Veri

Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në Veri, Vuçiq ka treguar se është arrestuar edhe shtetasi rus, Mihael Krasneoschenko.

Për arrestimin e një shtetasi rus, ka folur edhe presidenti Hashim Thaçi, në një konferencë për media, teksa ka komentuar aksionin Policisë së Kosovës në veri të vendit.

“Krasnoschenko është një punonjës i administratës së UNMIK-ut” ka thënë Vuçiq, gjatë seancës në Kuvendin e Serbisë, shkruan B92, trasnmeton Express.

Ai ka folur edhe për deklarimet e lëshuara nga KFOR-i, se nuk dëshirojnë që të ndërhyjnë në aksion, ndërsa ka thënë se KFOR-i hungarez kishte ndërhyrë ‘për të mbrojtur serbët”, por sipas tij ata më pas kanë marrë urdhër nga KFOR-i që të zmbrapsen.

Vuçiq ndër të tjera ka thënë se përmes këtij aksioni, Kosova po dëshiron që të tregojë se sa e madhe dhe sa e fortë është si shtet./GazetaExpress/

SHPËRNDAJE