Ky është “sheiku” i Policisë së Kosovës, ja pasuria e tij (Dokument)

Ish-zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, është njëri nga zyrtarët më të pasur të institucioneve të Kosovës.

Lista e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme që posedon Elshani, të cilën e ka deklaruar në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit është shumë e gjatë, ku përfshinë shtëpi, banesa, tokë, mini shtëpi të mallrave, kamionë, vetura, etj.

Ai ka deklaruar se i posedon 8 banesa, disa të blera e disa të trashëguara, tokë dhe ndërmarrje shoqërore të privatizuara nga AKP-ja, shkruan “Zëri.info”.

Megjithatë, në fund të formularit të deklarimit të pasurisë, Elshani ka sqaruar se pasuria e paluajtshme e deklaruar si e përbashkët është e trashëguar nga gjyshërit, apo e blerë nga familja, ku përpos tij hisedar janë edhe prindërit e tij. Ai ka bërë të ditur se babai i tij ka biznes, ku të hyrat vjetore nga biznesi i ka deklaruar rreth 150 mijë euro.

SHPËRNDAJE