Ky është vëllai i Naim Bazajt që dyshohet se e sulmoi Lladrovcin (Foto)

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën në Drenas Fitim Bazajn, si te dyshuar për sulmin ndaj kandidatit të PDK’së për Kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovcit. Bazaj është vëllai i Naim Bazajt, Kryeses i Kuvendit Komunal të kësaj komune

Arrestimin e vëllait të Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Drenasit, Fitim Bazaj, e ka konfirmuar edhe zyra për informim e Policisë në Prishtinë.


Sipas PK’së, Bazaj aktualisht ndodhet në mbajtje, me urdhër të prokurorit, deri në një vendim të gjykatës për caktim të ndonjë mase të sigurisë ndaj tij.

Po ashtu, arrestimin e Fitm Bazajt e ka konfirmuar më herët për edhe Naim Bazaj, anëtari i PDK’së që haptas kundërshton kandidmin e Lladrovcit për një mandat të dytë në krye të Drenasit.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se edhe vetë është intervistuar në Polici.

Ramiz Lladrovcit, të hënën në mbrëmje i është sulmuar vetura me gurë derisa ishte në një tubim fushate në Drenas.

Naim Bazaj në zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë, të mbajtura në dhjetor të vitit të shkuar, kishte dalë si kundërkandidat i pavarur i Lladrovcit për Drenas, por më pas ai ishte tërhequr nga gara, duke u kthyer sërish në mbështetje të PDK’së dhe Lladrovcit për këtë komunë.

Por, i arrestuari për sulmin ndaj Lladrovcit, vëllai i Naim Bazajt, Fitimi shihet se është mbështetës i NISMA’s në këtë komunë. Kjo të paktën mund të vërehet nga publikimet e tij në facebook, ku shpërndan fotografi të takimeve degës së partisë së Fatmir Limajt në Drenas.

Megjithatë, i njëjti më herët ka shpërndarë edhe fotografi në mbeshtetje të AAK’së dhe kandidatëve të saj për këshilltar komunal në Drenas.




  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE