Ky është vendi i parë në botë që bën transportin publik falas

Vendi më i pasur i Evropës, Luksemburgu, është shteti i parë i cili ka bërë falas transportin publik.

Që nga dita e sotme, më 1 mars, në këtë vend i cili njihet për bllokimet e tij të shpeshta në trafik, do të zbatohet kjo rregull e re për të gjitha tramvajet, trenat dhe autobusët, të cilët do të jenë në dispozicion të banorëve dhe të turistëve në këtë vend.

“Futja e transportit publik falas është një hap mjaft i rëndësishmëm për shoqërinë,” tha ministri i Luksemburgut për lëvizshmëri, François Bausch.

Në këtë vend ku rreth 47% e udhëtimeve për të punuar bëhen me veturë, autobusët përdoren vetëm për 32%, kurse trenat me një përqindje pothuajse dyfish më të vogël, 19%.

“Qeveria po bën përpjekje, por ka një vonesë të madhe në drejtim të zhvillimit të transportit publik”, ka thënë Blanche Weber, presidenti i Lëvizjes Ekologjike të Luksemburgut, i cili shtoi tutje se për vite me radhë kanë investuar në ndërtimin e rrugëve.

SHPËRNDAJE