Ky është vendimi përfundimtar i Vetëvendosjes për demarkacionin

Deputetja e Vetëvendosej Albulena Haxhiu pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit i është përgjigjur interesimit të gazetarëve se a do ta përkrahë kjo parti ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit ndërmjet Kosovës e Malit të Zi.

“Vetëvendosje nuk do ta përkrahë këtë marrëveshje. Është në dëm të vendit dhe Vetëvendosje nuk ka si ta përkrahë. Kam dëgjuar për spekulime të tilla, por nuk do të përkrahet nga ne”, tha Haxhiu.

Në opinion janë përhapur lajme se seanca Kuvendit me temë Demarkacioni mund në një njërën nga tri ditët e punës të fundit të javës, transmeton Koha.net.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Ambasadori amerikan sot në Twitter ka shkruar se miratimi i Demarkacionit është më afër se kurrë.

SHPËRNDAJE