Ky gabim i LDK-së e çoi VV-në në vendin e parë, godet analisti i njohur?

Në zgjedhjet e 6 tetorit përparësia e Vetëvendosjes ndaj LDK-së ishte se qytetarët kanë dashur ta çojnë në opozitë PDK-në, e kjo e ka penalizuar LDK-në, sipas opinionistit Shkëlzen Maliqi.

Në Rubikon të KTV-së, ai ka thënë se disa votues të LDK-së nga frika se partia e tyre mund të bënte sërish koalicion me PDK-në kanë zgjedhur ta votojnë Vetëvendosjen, si opsion më i sigurt.

“Përparësinë që e kishte Vetëvendosje ndaj LDK-së ishte se disa votues të LDK-së më shumë e kanë menduar si ta eliminojnë nga pushteti PDK-në.

Ka pasur dyshime që një pjesë e LDK-së ka një prirje që të bëjë koalicion me PDK-në dhe VV-ja ishte opsion më i sigurt për ta. Një e katërta e votuesve të LDK-së kanë qenë të zhgënjyer me Isa Mustafën, për arsye të ndryshme duke përfshirë edhe tradhtinë që i kishte bërë VLAN-it”, thotë Maliqi.

Sipas Maliqit, më mirë që nuk kishte ndodhur një koalicion parazgjedhor ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes, pasi kjo ka sjell rezultat më të pastër.

E humbësi më i madh nga zgjedhjet e 6 tetorit, sipas Maliqit, ishte kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

“Mirë që nuk u bë koalicioni parazgjedhor. Për herë të parë kemi një rezultat relativisht të pastër. Humbësi më i madh ka dalë ish-kryeministri Ramush Haradinaj ndërsa PDK nuk është keq”, ka thënë Maliqi.

Në rast se PAN-i do të bënte përsëri një koalicion parazgjedhor, Maliqi tha se do të ishte fitues të zgjedhjeve.

“Nëse partitë e luftës do ta bënin prapë koalicionin, prapë do të dilnin të parët. 2/3 e votave ishte për partitë e para ndërsa tjerat për këto partitë tjera”, shprehet Maliqi, gjersa komenton prurjet e reja të Vetëvendosjes. “Prurjet e VV-së ishin të menduara mirë, kanë qenë figura që i kanë sjellë vota, si Agim Bahtiri e Mimoza Kusari”.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE