Ky lajm shokon Shkodran Mustafin, pasi festoi me shqiponjë shënimin e golit të sotëm

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi mund të përballet me dënim për shkak të festimit të golit në përballjen kundër Cardiff City.

Mbrojtësi i Gjermanisë, me prejardhje shqiptare nga Maqedonia, festoi golin që shënoi në minutën e 11 duke lidhur duart dhe duke “fluturuar” gishtërinjtë e tij, shkruan Independent, përcjell Klan Kosova.

Ky veprim ngjan, pra është referencë e shqiponjës dykrerëshe që gjendet në flamurin kombëtar shqiptar.

Mustafi bëri gjestin drejt asistuesit të golit, Granit Xhaka, një lojtar tjetër me prejardhje shqiptare.

Sipas rregullores së Federatës së Futbollit të Anglisë për shkak të qëndrimeve politike në lojë, Mustafi tanio mund të dënohet për shkak të festimit të tij që shfaq simbolizim politik.

Këtë verë bashkë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqriri të Zvicrës ishin dënuar për shkak të festimeve të tyre me shqiponjë në Kupën e Botës.

Ata ishin dënuar “për sjellje josportive që bie ndesh me principet e fair-play gjatë festimit të golave të tyre” bashkë me Stephna Lichsteiner në ndeshjen kundër Serbisë.

SHPËRNDAJE