Ky mot pritet të mbajë të mërkurën dhe të enjten

Një ciklon nga Mesdheu do të kalojë mbi rajon gjatë ditës së nesërme, ku do të sjellë sonte gjatë natës dhe nesër në mëngjes vranësira dhe reshje shiu, ndërsa më vise malore mbi 2000m mund të ketë edhe reshje bore, paralajmëron Prishtina Weather.

Sipas shërbimit të meteorologjisë, “me kalimin e këtij cikloni mbi rajon do të shtrihen masa më të freskët ajrore që do të zbresin lehtë temperaturat maksimale, por se do të mbeten mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore. Ditën e enjte dhe të premte orëve të mëngjesit në vise të ulëta do të ketë kushte për formim të mjegullës”.

PW njofton se “vlerat e cilësisë së ajrit ditën e mërkurë do të luhaten kryesisht rreth vlerave të pranueshme, por nga dita e enjte, që pritet të ketë mjegulle dhe qarkullim jo të mjaftueshëm ajror, vlerat e cilësisë së ajrit do të rriten në të pashëndetshme”.

Parashikimi për datat 20-21 nëntor:

20.11.2019 – Në mëngjes vranët dhe me shi. Ditën më freskët, pjesërisht vranët me mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë. Në vise malore mbi 2000m mundësi për reshje bore. Erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi dhe juglindja 5-14m/s. Indeksi UV: 1.

21.11.2019 – Në mëngjes ftohtë dhe me mjegull në vise të ulëta. Ditën freskët, pjesërisht vranët dhe me intervale më të gjata me diell. Erë e lehtë nga jugperëndimi 1-3m/s, e në mbrëmje nga verilindja. Indeksi UV: 2.

SHPËRNDAJE