Ky person e rrahu zyrtarin e LDK-së në Mitrovicë (Foto)

Të dielen Dega e LDK-së në Mitrovicë kishte nisur mbajtjen e disa kuvendeve zgjedhore në disa nëndegë, por që në disa prej tyre pati probleme të shumta.

Madje, në Kuvendin e nëndegës ‘Qendra’, derisa po mbahej në Qendrën e Kulturës kishte pasur edhe rrahje fizike, ku ishte sulmuar me grushte nga disa persona zyrtari i LDK-së, Fisnik Çitaku.

Veriu.info mëson se njëri prej personave që e kishte rrahur zyrtarin në fjalë është Bekim Potoku. Në këtë foto sulmuesi çuditërisht shihet me Ramush Haradinaj.

Ndryshe, zyrtari i lënduar i LDK-së Fisnik Çitaku është përkrahës i kryetarit aktual të degës, Safet Kamberit, përderisa personat që e rrahën janë mbështetës të kandidatit të vetshpallur për kryetar të LDK-së në Mitrovicë, Faton Pecit./

SHPËRNDAJE