Ky politikan kërkon ndriçim të plotë të rrethanave të vdekjes së Artit

Ish kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari, ka reaguar për vdekjen e aktorit të ‘O sa Mirë’ Art Kurtit, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Sipas saj, Gjakova nuk është dhe nuk bën të jetë vatër e vrasjeve dhe vetëvrasjeve.

“Art Kurtit ëndërrat iu këputën në gjysëm, ai nuk jeton dhe nuk frymon më.

Të gjithë që e njohën dhe ata që nuk e njohën por e shohin foton e fëtyrës së tij të qeshur, e ndiejnë ftoftësinë që vetëm vdekja sjellë dhe vetëm vdekja të len në shpirt.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë ⤵)

Krejt rrethanat që e karakterizojnë vdekjen e Artit duhet të ndriqohen. Asnjë përmbyllje e shpejtë e hetimeve nuk shkon, jo me këtë rast, por me asnjë tjetër që lidhet me vdekje nga armë zjarri.

Familjes, shokëve dhe bashkëpunëtorëve të Artit ngushëllime dhe shpirti i tij u prehtë në paqe”, ka shkruar ajo.

SHPËRNDAJE