Ky qytet i Kosovës në panik – izolohet komplet spitali, rrezik nga ky bakter

Sallat e Spitalit të Gjilanit janë izoluar për shkak të bakterit “Escherichia coli”. Ky bakter jeton në zorrët e njeriut dhe të kafshëve dhe është në gjendje të shkaktojë sëmundje, sepse prodhon një helm të fuqishëm. Kryeshefi i Departamentit të Emergjencës me reanimacion, Ukshin Ismajli në një prononcim për gazeën “Zëri” ka treguar se ende nuk kanë informata se nga ka ardhur ky bakter, por që sipas tij, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur mëherët, raporton “Zeri.info”.

“Për shkak të sigurisë së pacientëve e kemi ndërprerë elektiv. Akoma nuk e dimë se si ka ardhur ky bakter, jemi duke hulumtuar, besoj që diku nesër do të njoftohemi. Kështu nuk na ka ndodhur asnëjherë nuk e di se çfarë ka ndodhur tani. Ne po duam që ta dimë shkakun se si ka ardhur ky bakter. Për shkak të sigurisë po dojmë ta dimë saktë së paku që të mos shkaktohj probleme të pacientët që kanë me pas nevojë për intervenim tek ne”, tha ai.

Sipas tij, për momentin rastet emergjente janë duke u trajtuar. “Sallat e operimeve nuk janë mbyllë. Për momentin sallat për raste elective janë ndërprerë. Salla e Kirurgjisë për raste emergjente punon, salla e Gjinekologjisë punon. Për rastet e përgjithshme dhe elective sallat e Kirurgjisë punojnë”, theksoi ai për “Zërin”.

Përndryshe, Ky lloj escherichia zhvillohet në zorrë pastaj përmes mukozës, kalon në gjak dhe godet veshkat duke provokuar komplikacione shumë të rënda: sindromin e uremisë hemolitike. Pasoja më e keqe është isuficenca renale akute që kërkon dializë.

SHPËRNDAJE