Ky vendim shumë i rëndësishëm pritet të merret rreth kërkimit për dy policët e zhdukur. Diçka që askush nuk e ka menduar deri tani

Janë duke vazhduar kërkimet për dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët janë të zhdukur që nga e shtuna, pas një aksidenti në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

Gazetari i Indeksonline ka raportuar nga vendi i ngjarjes se pas pak pritet të bëhet devijimi i rrjedhës së lumit ‘Lepenc’ nga pjesëtarët e zhytjes.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes tashmë i pranishëm është edhe Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës pësuan aksident përderisa vetura e tyre zyrtare përfundoj në lum nga një lartësi mbi 150 metra./Indeksonline/

SHPËRNDAJE