Ky veprim bëri që të gjendet trupi i njërit prej policëve të zhdukur

Një ditë më parë kryeministri Haradinaj injoroi me fjalë e madje duke e quajtur maestro zhytësin Ismajl Kasumi.

Por, puna e maestros doli sot të jetë vendimtare në gjetjen e njërit nga policët e zhdukur në lumin Lepenci. Ai tregoi të gjitha detajet nga rasti i gjetjes së trupit të pajetë të policit.

Kasumi tha se eskavatorët kanë ndihmuar ati shumë gjetjen e trupit të policit, ai tregoi se pse trupi është gjetur 5 kilometra nga vendi i aksidentit.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

“Ne atë moment që kanë ra në ujë me makinë, trupi është i nxehtë, sa të jetë ashtu trupi i lëvizshëm, gjatë kohës trupi kur të ftohet shtangohet edhe mbet me një vend, edhe ky mesiguri ka mbet te urat te pengesat aty, mirëpo gjatë gjurmimit me eskavatorë ku bënë një ndihmesë të madhe për gjetjen e tyre, ku pas gërmimit u ardh deri te lirimi i trupit duke dal lartë”, tha Kasumi.

Edhe vaja e zhytësit, ka treguar rreth këtij kërkimi dhe ndihmesa e madhe që ju bë atyre.

“Eskavatori e ka bë ndihmesën më të madhe gjatë këtij kërkimit, ku ka bë luhatjen e disa pjesëve shumë të mdhaja pasi është duke u punu poshtë, dhe janë disa pjesë poshtë të betonume që ka pasur vështirësi gjatë kërkimit”, tha Kasumi

Dy policët, Malsor Dashi e Armend Trena, mesnatën e së shtunës dyshohet se janë përfshirë në një aksident në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit.

SHPËRNDAJE