Labi nuk e mban premtimin e dhënë, veprimi i tij befason të gjithë

Ish- deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri- Labi, pati dhënë një premtim publik kohë më parë, duke thënë se nuk do t’i presë flokët dhe mjekrën deri në liberalizim të vizave.

Këtë premtim që Labi e pati dhënë në muajin shkurt të këtij viti, duket se nuk kanë mundur ta mban pasi që ai dje në takimin aderues të tij në AAK, shihet në fotot e publikuara nga Ramush Haradinaj se pamja e tij është ndryshuar.

Pra, shpallja e zgjedhjeve dhe ndërrimi partisë kanë bërë që Labi të ndryshojë pamje duke shkurtuar flokët dhe mjekrën e tij.

Siç edhe i keni parë foto Labi tanimë nuk ka mundur t’i mban fjalët e dhëna në shkurt para qytetarëve me anë të një video që bëri jehonë të madhe mediatike.

Kujtojmë se Labi kishte një mandat të frytshëm gjatë këtij viti pasi emëroi edhe Ekrem Mustafën si ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Haradinaj.

SHPËRNDAJE