Labi rrëfen se si ndodhi vrasja e 23 vjeçarit në Mitrovicë

Labinot Tahiri – Labi, i cili kishte event të organizuar për mbrëmë në Mitrovicë, pikërisht në lokalin ku u vra 23 vjeçari, Ermal Kamberaj, ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja, pasi edhe Labi ishte i pranishëm

Këngëtari, Labinot Tahiri ka treguar se si ka ndodhur ngjarja e mbrëmshme, ku një person ka vrarë menaxherin e lokalit “Check In”, Ermal Kamberaj. Vrasësi ende gjendet në arrati.

“Derisa ishim jashte lokalit, krismat mbrenda ne lokal jane degjuar! Ne kemi qene jasht lokalit gati duke hyre për t’ia filluar, e kam fjalen për ekipin tim muzikor, por ne ishim me larg lokalit!”, ka treguar Labi.

Postimi i plotë:

I riu i cili u vra mbrëm në Mitrovicë ishte djalë i ri 23 vjeq!

E dhimbshme shumë ajo qe ndodhi!

Hera e pare ne jeten time që në ndonje mbremje ku kam performuar të ndodh diqka e tillë. Sinqerisht ndjej keqardhje.

Derisa ishim jashte lokalit, krismat mbrenda ne lokal jane degjuar!

Ne kemi qene jasht lokalit gati duke hyre për t’ia filluar, e kam fjalen për ekipin tim muzikor, por ne ishim me larg lokalit!

Policia ishte afer diku aty ne qender, dhe vepruan menjeherë duke shkuar aty tek ai club nate!

U bëj apel organeve të rendit, qe të ua vendosin lokaleve apo clubeve në pergjegjesi patjeter rregull sigurie për ti kontroluar njerzit ose mos tua mundesojnë qe të punojnë ashtu si nepër livadhe!

Sot ne shumicen e rasteve me dhjetra persona futen ne lokale me arme ne brez!

U shprehi ngushllime qytetareve tê Mitrovices, familjes, stafit te atij clubi dhe atij publiku i cili ishte mbrenda ne ate vend!

Sinqerisht, Labinot Tahiri dhe publiku!

 

SHPËRNDAJE