Lajçak i thur lavde Presidentit Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një bisedë me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, bisedë pas së cilës Lajçaku përmes një postimi në Twiter e ka vlerësuar si të frytshme.

Lajçak po ashtu në postimin e tij thotë se përmes video-konferencës e informoi Thaçin rreth zhvillimeve të deri tanishme në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai po ashtu ka thënë se presidenti Thaçi ka përvojë në procesin e dialogut, ndaj sipas tij mund të ndihmojë shumë për të siguruar progresin e tij

“Kisha një video-konferencë shumë të frytshme me presidentin Hashim Thaçi këtë mëngjes. E informova për arritjet e deritanishme në dialogun Prishtinë-Beograd të ndihmuar nga BE-ja. Përvoja e tij e gjerë në dialog mund të jetë e dobishme për progresin e mëtejshëm në procesin e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak në Twiter.