Lajçak thotë se ishte mirë të bisedonte me Hotin, tregon për çka folën

I dërguari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka treguar në rrjetin social Twitter për bisedën e tij virtuale me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti dhe Lajcak kanë folur sot për dialogun në mes të Kosovës dhe të Serbisë.

“Mirë të flasësh me Kryeministrin Avdullah Hoti sot për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen aktuale të dialogut të lehtësuar nga BE’ja si dhe për aktivitetet e ardhshme”, tha Lajcak.

Hoti po ashtu tregoi për bisedën e tij me Lajcakun, ku ndër të tjera tha se i bëri të ditur Lajcakut se vetëm njohja reciproke është përfundimi i kënaqshëm nga ana e Kosovës.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE