Lajm i keq për Kosovën! Edhe ky shtet mik po shqyrton tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës?

Gana do ta shqyrtojë vendimin për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Kështu njoftojnë mediat serbe duke raportuar rreth një takimi të kryetares së Parlamentit të Serbisë Maja Gojkoviq dhe kryetarit të Parlamentit të Ganës, Aron Michael Oquaje.

Ky zyrtar i Ganës, siç raportojnë mediat në Serbi, do ta takojë edhe Presidentin dhe kryeministrin e Serbisë.

Presidentët e dy parlamenteve kanë theksuar se kjo vizitë është historike pasi Oquaje është zyrtari i parë ganez që ka shkuar në Beograd që prej shpërbërjes së Jugosllavisë.

“Pjesë e veçantë e bisedimeve tona ishin negociatat me Prishtinën dhe Kosovën e Metohinë dhe ruajtja e trashëgimisë së Serbisë në Kosovë dhe Metohi. Kemi folur edhe për qëndrimin e Ganës ndaj Kosovës dhe Oquaje tha se çështja e statusit të Kosovës do të shqyrtohet përsëri”, ka thënë Gojkoviq.

Ndryshe, në mediat serbe nuk është prezantuar ndonjë dëshmi nëse kryetari i Parlamentit të Ganës vërtet ka deklaruar diçka të tillë.

SHPËRNDAJE