Lajm i madh për ekipin e Kosovës, po rikthehet në fushë mitrovicasi Arbër Zeneli: A do të jet gati për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut

Arbër Zeneli është jashtë fushave që nga 7 qershori, kur u lëndua në ndeshjen kualifikuese kundër Malit të Zi në Podgoricë.

Ylli i Reims është duke u rikuperuar dhe shumë shpejtë do të fillojë të stërvitet me skuadrën e tij.

Babai i tij, Avni Zeneli e ka konfirmuar për Indeksonline se 24 vjeçari është përmirësuar shumë që nga lëndimi dhe gjatë muajit janar do të filloj stërvitjet.

“Arbëri është shumë më mirë, ka avancuar shumë që pas lëndimit. Sipas informatave besoj që në janar do të filloj stërvitjet me skuadrën e tij”, ka thënë babai i Arbër Zenelit.

Zeneli aktualisht është golashënuesi i dytë më i mirë i Kombëtares së Kosovës pas Vedat Muriqit.Ai ishte vendimtar në ndeshjet e Dardanëve në Ligën e Kombeve dhe është futbollisti i vetëm që ka shënuar hetrik për Kosovën.

24-vjeçari pritet të jetë 100% në ndeshjet e Play-offit të kualifikimeve për ‘Euro 2020’ kundër Maqedonisë së Veriut dhe në rast fitoreje me fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji.

Ndeshjet zhvillohen me 26 dhe 30 mars dhe Kosova do të jetë mysafir në të dyja rastet.

SHPËRNDAJE