Lajm i madh për familjen e heroit të Koshares, vjen në jetë Sali Çekaj i riu (Foto)

Po të ishte gjallë sot heroi i Koshares, komandant Sali Çekaj sot do të bëhej gjysh. Do të gëzohej shumë dhe do ta merrte në dorë nipin e tij.

Por Liria e Kosovës u shkrua me emrin e tij. Kufiri mes Shqipërisë e Kosovës u rrëzua me pushkën e tij. Siç njoftojnë për Botapress familarët e heroit Sali Çekaj sot ka ardhë në jetë Sali Çekaj i riu, fëmija i Hysen e Vale Çekajt, djali dhe nusja e heroit të Koshares.

Ky fëmijë bukurosh urojmë të ketë shëndet e jetë të gjatë sa Bjeshkët e Koshares. Njoftimin dhe urimin për ardhjen në jetë e bën Ilir Shqiponja , shkruan Botapress.info

SHPËRNDAJE