Lajm i madh: Shaqiri kalon tek gjiganti anlgez për 15 milionë

Futbollisti kosovar që shkëlqeu me Zvicrën në Botërorin e Rusisë, ka arritur në Liverpool, ku do të iu nënshtrohet testeve mjekësore, para se të nënshkruaj kontratë me klubin e madh anglez.

Sky Sports raporton se nga burime brenda klubit ka mësuar se Liverpool do t’i paguaj Stoke City’t 15 milionë euro apo 13.5 milionë funta angleze.

Shaqiri po largohet nga Stoke, pasi klubi i tij nuk arriti të mbijetojë në Premier Ligë, dhe Shaqiri e kishte bërë të qartë se ai nuk dëshiron të largohet nga kjo ligë e cila është pothuajse më e forta në botë. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE