Lajm i mirë: Ja kush i bashkohet FSK-së dhe Policisë për kërkimin e policëve të zhdukur

Po vazhdojnë kërkimet nga FSK-ja dhe njësitet tjera policore e të zjarrfikësve në lumin Lepenc.

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga dy policët që mbrëmë rreth orës 21:00 ranë me veturën e tyre në këtë lumë.

Kërkimet kanë rinisur qysh pas orës 09:00. Këtë e kishte konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë)

Gashi ka thënë se aksionit i janë bashkëngjitur edhe shumë qytetarë që po angazhohen.

Në vendin e ngjarjes sot janë parë edhe kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi dhe ai i Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.

SHPËRNDAJE