Lajm i mirë, shënohet numër rekord i të shëruarve nga COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë shëruar gjithsej 748 persona nga koronavirusi.

Ky është numri më i lartë i të shëruarve brenda 24 orëve që nga fillimi i pandemisë në Kosovë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 748 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.772 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.220”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndryshe janë shënuar 855 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur 11 persona.