Lajm shokues, Messi rrezikon këtë gjë

Kur vesh fanelën e Argjentinës Messi duket si një hije vetëvetes dhe këtë frikë e kanë të gjithë në Argjentinë, kur duhen më pak se dy muaj nga starti i kampionatit botëror Rusi 2018.

Mediat spanjolle e kanë ngritur alarmin sepse ylli i Barcelonës ka lëshuar sinjalet e para të problemeve. Shqetësimet e para kanë nisur më 14 mars në ndeshjen për 1/8 të finaleve të Champions League kundër Chelsea, kur ‘pleshti’ shfaqi probleme në rrëzë të kofshës. E njëjta gjë u përsërit 4 ditë më vonë në ndeshjen me Atletiko Bilbao. “Që nga ajo kohë ka ngadalësuar hapat dhe duket sikur ka bërë anestezi, pasi nuk ka shkëlqim dhe lëvizje shpërthyese në lojën e tij”, shkruan La Nacion.

Provat pa shkëlqim të Champions League kundër Romës kanë reflekuar edhe më shumë lodhjen e tij. Në fakt në muajin e fundit Messi është parë më shumë në pankinë, madje në ndeshjet miqësore me Italinë e Spanjën ai nuk zbriti në fushë. “Nuk është mirë, është në limite”, shkruan një burim pranë futbollistit, duke rrituer edhe më shumë ankthin te tifozët, transmeton “Top Channel”.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Problemet që po shfaq Messi, të njejtat që e kanë penguar të luajë edhe më parë, duhen trajtuar me shumë kujdes, sepse “pleshti” nuk është më dhe aq i ri dhe nga Botërori na ndajnë vetëm 2 muaj. Nënvlerësimi i problemeve të shfaqura mund të shkaktojnë tërheqje të gradës më të rëndë që do të bënin të pamundur aktivizimin e tij në Botëror.

Dëri në përfundimin e këtij sezoni duhen edhe 5 ndeshje dhe në harkun e 25 ditëve vendosen 2 trofe, Kupa e Mbretit dhe titulli kampion. Barcelona ka nevojë për të dhe Messi duhet të shtrëngojë dhëmbët.

SHPËRNDAJE