Lajm shumë i keq për Kosovën kjo që sapo ndodhi në votimin për INTERPOL

Kosova ka dështuar t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u anëtarësuar në INTERPOL

154 vende kanë votuar, prej tyre 22 kanë votuar kundër, 56 kanë abstenuar, dhe 76 ishin pro.

Pas 20 minutave do të votohet edhe në rundin e dytë, për anëtarësimin në Kosovë.

Shefi i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka përfunduar raportimin para Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it rreth punës së Policisë së Kosovës.

Raportohet se votë kundër do të kenë Maroku dhe Rusia, dy shtete këto që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Para se të votohej kanë mbajtur fjalim  përfaqësuesit e 24 shteteve ku Pakistani dhe Guajana janë shprehur pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë të bashkëpunimit policor, duke kundërshtuar kështu lobimin serb kundër Kosovës.

Po ashtu pro Kosovës janë deklaruar edhe Turqia dhe Arabia Saudite.

Ndërsa kundër kanë qenë Maroku dhe Rusia. Për t’u anëtarësuar në Interpol Kosovës i duhen dy të tretat e votave të anëtarëve të pranishëm./Express/

SHPËRNDAJE