Lajm tronditës sapo erdhi për Kosovën, Serbia filloi këtë veprim kundër nesh

Mundësia që pas marrëveshjes përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës, kësaj të fundit t’i mundësohet anëtarësimi në OKB pa u penguar nga Beogradi, ka alarmuar partitë opozitare atje.

Përmes një iniciative të nisur nga lideri i Partisë Popullore, njëherit edhe ish-ministër i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka filluar mbledhja e nënshkrimeve për të mos lejuar që Kosova të fitojë ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, transmeton Klan Kosova.

Duke bërë thirrje që kësaj iniciative t’i bashkangjiten sa më shumë njerëz, Jeremiq thotë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq po negocion që Kosova të fitojë anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare.

……………………………………………………………………………………………………………..
Fansja ia gjuan Ledrit jelekët në skenë, ky shokon me komentin që i bën

……………………………………………………………………………………………………………..

”I vetmi që ka në interes të tij për të dialoguar statusin e Kosovës është presidenti Aleksander Vuçiq, sepse ai është i gatshëm të vendosë nënshkrimin e tij për t’i mundësuar Kosovës anëtarësimin në OKB”, deklaroi Jeremiq shkrua Sputnik.

SHPËRNDAJE