Lajme të këqija për qeverinë Hoti, edhe një votë në pikëpyetje

Grupi 6+ ka pasë të siguruara gjashtë vota për Qeverinë Hoti deri sot, por sot ka dhënë dorëheqje nga ky Grup Parlamentar deputetja Zikrete Aliti, nga partia e Emilja Rexhepit.

Shefi i Grupit Parlamentar, Albert Kinolli, ka konfirmuar dorëheqjen e saj për klankosova.tv duke thënë se sot është informuar nga Kuvendi.

“Në cilësinë e shefit të Grupit Parlamentar 6+ në takimin e kryesisë për caktimin e seancës përmes sekretariatit të Kuvendit jam njoftur zyrtarisht për largimin e deputetes Zikreta Aliti nga Grupi Parlamentar, e cila është deklaruar se nga sot (2 qershori) nuk do të jetë pjesë e grupit 6+”.

Kinolli tha se ajo nuk ka dhënë arsyen e dorëheqjes dhe sot është larguar për Prizren pas mbledhjes së Kryesisë. Por, ai tha se Grupi Parlamentar do të vazhdojë të funksionojë në Kuvend, ndërsa Aliti do të vazhdojë si deputete e pavarur.

“5 deputetë nga Grupi Parlamentar do të vazhdojnë të funksionojë , ndërsa nesër pasdite do të kompletohet do të vazhdojmë punën tonë në Kuvend”.

Kinolli tha se pesë vota tanimë janë të sigurta për Qeverinë Hoti, ndërsa Aliti do të vendosë vetë për votën e saj.

SHPËRNDAJE