Lajmërohet edhe Ahmeti pas vendimit ndaj katër deputetëve të VV: Ka disa fjalë për gjyqësorin!

Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes përmes rrjetit të tij social Facebook ka reaguar ndaj vendimit për deputetët Kurti, Haxhiu, Topalli e Kadaj- Bujupi. 

Ahmeti ka thënë se ky është ndër vendimet më të padrejta të historikut të shkurtë të Gjyqësorit të shtetit tonë

Postimi i plotë i Ahmetit pa ndërhyrje: 

Edhe pse me kusht, vendimi për shpalljen fajtor dhe dënimet e sotme për Albinin, Donikën, Albulenën dhe Fatonin është ndër vendimet më të padrejta të historikut të shkurtë të Gjyqësorit të shtetit tonë. Duhet të kërkojmë lirimin e plotë të të gjithë deputetëve që mbrojten sovranitetin e shtetit tonë.

#liripëraktivistët

SHPËRNDAJE