Kombëtarja e Anglisë po përballet me probleme para dy ndeshjeve të radhës eliminatore për Kampionatin Evropian Euro 2020.
Anglia si fillim luan me Malin e Zi më 14 nëntor kurse më 17 nëntor luan ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Federata Angleze e Futbollit ka njoftuar se nga skuadra është larguar sulmuesi Raheem Sterling, i cili nuk do të aktivohet ndaj Malit të Zi.
Raheem Sterling (Manchester City) dhe Joe Gomez (Liverpool) janë përfshirë në një incident në seancën e sotme stërvitore të Anglisë, raportojnë mediat angleze.
Dyshja e ‘Tre Luanëve’ u detyruan të stërvisin ndaras nga bashkëlojtarët e tyre pas një përleshje në ‘St George’s Park’.
E gjithë kjo vjen disa orë pasi dyshja luajtën kundër njëri-tjetrit në fitoren 3:1 të Liverpoolit ndaj Manchester Cityt në pasditën e së dielës.