LAJMI I FUNDIT: Harrohet Adem Demaçi, dikush thotë më mirë të kishte vdekur (VIDEO)

Adem Demaçi ishte liruar para 28 viteve nga burgjet e Serbisë. Po aq vite kishte qëndruar i burgosur pse kishte ishte angazhuar për bashkim me Shqipërinë e të drejtat e shqiptarëve. Kjo datë nuk është shënuar nga asnjë institucion i Kosovës. T7 sjell profilin e 82 vjeçarit që ka sakrifikuar gjithçka për shqiptarinë.

Njeriu i gjallë që ka sakrifikuar më së shumti për Kosovën, para 56 viteve, ishte dënuar me burgim nga ish-pushteti jugosllav. Kishte qëndruar 28 vite burgim dhe po kaq vite janë mbushur sot prej kur ishte liruar.

Adem Demaçi, fitues i Çmimit Saharov për Paqe, ishte liruar nga burgu më 21 prill të vitit 1990, në kohën kur pushteti i Sllobodan Milloshevicit po instalohej në gjithë ish-Jugosllavinë.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Pasi ishte liruar, Demaçi kishte folur për Kosovën, si burgun tjetër më të mëdha, se sa ishte për gati tri dekada.

“Që nga 21 prilli i vitit 1990, ndodhem në më të madhin burg që njeh historia e njerëzimit, në burgun e quajtur Kosovë, ku regjimi hegjemonist-shovinist-terrorist i ka zhveshë më se dy milionë shqiptarë nga të gjitha liritë dhe të drejtat më themelore njerëzore e kombëtarë”

Ishte dënuar tri herë në tri procese të ndryshme gjyqësore sepse angazhohej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, kundërshtonte largimin e shqiptarëve për në Turqi dhe luftonte për të drejtat e popullit për vetëvendosje.

Shumë herë gjatë proceseve gjyësore, Demaçi plot guxim ka marrë edhe përgjegjësi për veprimet që si ka kryer ai. Ai nuk ka hezituar as edhe njëherë të vetme t’i shpreh trupit gjykues qëndrimit e tij kundër regjimit jugosllav.

Në njërën nga seancat gjyqësore Demaçi, veç kishte paralajmëruar ndarjen e Jugosllavisë dhe humbjen e Kosovës.

“Nëse Serbia do të vazhdojë me këtë politikë ndaj shqiptarëve, një ditë Sërbia ka për t’u bërë shkaktare e shpartallimit të krejt Jugosllavisë dhe në fund do të mbetet pa Kosovën. Kaq!”.

Kështu citohet Demaçi në librin “Adem Demaçi, biografi e paautorizuar”, të autorit Shkëlzen Gashi.

28 vitet e tij brenda mureve të burgut, Demaçit i është privuar çfarëdo privilegji që të burgosurit tjerë kanë pasur. Plot 15 vite, ai nuk ka takuar fëmijët e tij, Abetaren e Shqiptarin.

Në vizitat që i bëheshin në shtëpi nga vizitorë të shumtë Demaçi kishe ende gojën plot me fjalë që i shërbejnë demokracisë e lirisë.

“Njeriu mund të mashtrohet, të burgoset, të vritet, kursë ideja jo. Ideja duhet të jetë pika në të cilën mbështeteni sepse individët mund të gabojnë, mund të burgosen, mund të vdesin…”

“Heroi i Kosovës” i cili sivjet ka mbushur 82 vite mbetet figura më e çmueshme duke pasur bazë veprimtarinë e tij patriotike, politike e intelektuale.

Demaçi pas burgut ishte angazhuar për të bashkim me Shqipërinë, dikur kishte përmendur edhe një konfederatë Ballkanike e njohur si Ballkania. Pak para fundit të luftës ishte bërë Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kishte kundërshtuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujes dhe pastaj ishte larguar nga përfaqësimi i UÇK’së.

Ka pasur raporte të këqija gjithmonë me Ibrahim Rugovën dhe LDK’në. Madje, për ish-Presidentin, Demaci vazhdimisht ka thënë se ishte një pijanc dhe nuk ishte i gatshëm të sakrifikonte për Shtetin.

Qeveria e Kosovës ka njohur kontributin e tij dhe ka vendosur t’i ndajë një pagë sa të një Ministri.

Aktualisht, Demaçi po përballet me probleme shëndetësore. Për një kohë ka qëndruar edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sidoqoftë, 82 vjeçari nga Llapi nuk kishte pasur armiq vetëm serbët. Madje, i ndjeri Mark Krasniqi sa ishte gjallë, kishte thënë se Demaçi do të duhej të ishte i vdekur pas lirimit nga burgu.

SHPËRNDAJE