Ja ku do të varroset Oliver Ivanoviç

Oliver Ivanoviqi me gjasë do të varroset në Beograd, me kërkesë të anëtarëve të familjes së tij, mëson Tanjug nga burime të afërta me familjen.

Trupi i Ivanoviqit të vrarë do t’i dorëzohet familjes pas obduksionit, i cili do të kryhet sot në Qendrën Klinike-Spitalore në Mitrovicën e Veriut.

Siç, transmeton Gazeta Express, drejtori i spitalit Milan Ivanoviq për agjencinë serbe ka konfirmuar se obduksioni do të kryhet sot pasdite, ndërsa do ta udhëheqë obducentja Suzana Matejiq.

“Në obduksion do të marrin pjesë përfaqësues të Eulexit dhe përfaqësues të Institutit për Mjekësi Ligjore nga Prishtina”, ka njoftuar dr. Ivanoviqi.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE