‘Kosova po tenton ta çojë ushtrinë në veri’ – Nisin konspiracionet e mediave ruso-serbe pas vrasjes së Ivanoviqit

Megjithëse Serbia ka garanci nga NATO se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojnë në veri, problemi është se nuk mund t’i besohet NATO-s, pasi nuk ka një garanci të shkruar.

Kështu shkruan media ruso-serbe ‘Sputnik’, duke shtuar se pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit në Kosovë asgjë nuk do të jetë më e njëjtë. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq paralajmëroi se dikush po përpiqet të përdorë vrasjen e Ivanoviqit për të shkaktuar jostabilitet dhe të fus Forcat e Sigurisë së Kosovës në veri.

“Akuzat se Ivanoviq është vrarë nga shërbimet serbe kanë për qëllim të sjellin një çark shqiptar në veri të Kosovës”, është shprehur Vuçiq.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Frikën se diçka mund të ndodhë, e ka shprehur edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun. Sipas fjalëve të tij, Kosova ka për qëllim të marrë nën kontroll veriun nën pretekstin e hetimit të vrasjes së Ivanoviqit dhe se kinse duan të parandalojnë destabilizimin e pretenduar.

“Politikanët serbë deklaruan se kanë një garanci verbale të NATO-s se në veri të Kosovës nuk do të ketë njësi speciale ROSU, e as ndonjë prej forcave të sigurisë shqiptare”, ka thënë analisti ushtarak Miroslav Lazanski.

Sipas tij, në veri të Kosovës ekziston një polici shumëkombëshe e kontrolluar nga Prishtina dhe nëse do të kishte një referim si ROSU ose ndonjë forcë tjetër kjo do të ishte shkelje e marrëveshjeve dhe premtimit gojor, përcjell lajmi.

“Nuk e di nëse kemi ndonjë gjë të shkruar, është vetëm një problem që nuk mund t’i besoni NATO-s kur nuk ka garanci të shkruar por vetëm verbale”, ka theksur Lazanski.

Ai ka theksuar se nëse një gjë e tillë tentohet të ndodhë atëherë serbët do të protestojnë mirëpo ka shtuar se nëse një vendim merret askush nuk mund t’i parandaloj shqiptarët ta bëjnë atë.

Gjatë intervistës për ‘Sputnik’, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kishte thënë se ai është krenar se për sa kohë ishte në pushtet asnjë serb i vetëm nuk është vrarë në Kosovë, kujton gazetari Zheljko Cvijanoviq.

“Tre ditë pas kësaj një serb u vra, dhe ai ishte një person me të cilin Vuçiq kishte një konflikt të rëndë politik. Oliver ishte një njeri shumë i veçantë, i fortë, i bukur, karizmatik..Njeri rreth të cilit mund të ndërtohet një mit. Diçka e ngjashme me Gjinxhiqin, vetëm në përmasa më të vogla. Mendoj se kushdo që ka planifikuar vrsjen e tij dhe kushdo që e ka bërë atë, i kishte parasysh të gjitha këto gjëra”, ka thënë Cvijanoviq.

Vrasja e Oliver Ivanoviqit shkon në llogari të Vuçiqit, thotë gazetari, por duke shtuar se Vuçiq ka më së paku interes në vrasjen e tij.

SHPËRNDAJE