LAJMI I FUNDIT: Kryeministri Haradinaj merr këtë vendim në lidhje me dy policët e zhdukur

Kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se në momentin kur të kryhen kërkimet për policët e zhdukur në Kosovë, atëherë do t’i bëjë kërkesë zyrtare Maqedonisë në mënyrë që kërkimet të nisin edhe në territorin e vendit fqinj.

Ai këto komente i bëri pas takimit me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, të cilët fillimisht në takim shkëmbyen dekorata për njëri-tjetrin.

Duke folur rreth dy policëve të humbur të Kosovës, që nga e shtuna, kërkimet pas të cilëve janë ende duke vazhduar, kreu i Qeverisë e pranoi se ende nuk i ka bërë kërkesë zyrtare Maqedonisë për kërkimin e tyre edhe në territorin e vendit fqinj.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

“Sa i përket policëve të humbur, nuk ka asgjë të re ende. Kemi shtuar numrin e personelit aktiv. Rrethanat janë të pafavorshme dhe gjetja e trupave mund të jetë jo lehtë e identifikueshme. Unë do t’i bëjë Maqedonisë një kërkesë zyrtare, sepse ende s’e kam bërë, por më shumë i kam bërë një kërkesë miqësore, por në momentin kur të mbyllet kërkimi në pjesën e Kosovës do të kërkojmë zyrtarisht për kërkime edhe në pjesën e Maqedonisë. Do t’i qëndrojmë familjeve të dy policëve në këtë rast dhe si qeveri, si shtet nuk do të turpërohemi para policëve që janë në detyrë”, ka thënë Haradinaj, raporton KP

Kryeministri ka folur edhe rreth sigurimeve për Policinë e Kosovës, duke thënë se kjo gjendje nuk do të vazhdojë në pafundësi dhe do të bëhet, ndërkohë që edhe Sindikata e policisë ka një propozim për zgjidhjen e këtij problemi.

SHPËRNDAJE