LAJMI I FUNDIT: LDK-AKR kolaicion në këtë komunë?

Ferit Idrizi nga PDK dhe Xhafer Tahiri i LDK-së, do të kërkojnë votën edhe një herë para qytetarëve të Vushtrrisë, pasi do të garojnë në raundin e dytë për të parin e kësaj komune.

Tashmë, para se të fillojë edhe fushata zyrtare për garën e balotazhit, kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka nisur kontaktet me subjektet tjera që nuk arritën të futën në balotazh, për të bashkëpunuar në mënyrë që të fitoj garën kundër kandidatit të tij.

Tahiri, për një bashkëpunim të mundshëm ka takuar kandidatin e AKR-së, Nasuf Aliun, ku të dy kanë shprehur vullnet për të bashkëpunuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Këtë e ka konfirmuar edhe vet Aliu.(Ndiqeni ⬇⬇⬇)

“Kemi pas dy takime, porse ende s’kemi diskutu detaje. Kemi vullnet te dy anshëm. Këtë çështje duhet te shtrojmë ne rend dite ne kryesi dhe te marrim vendim, mirëpo po presim rezultatet nga KQZ finalisht ku jemi”, tha Aliu.

Ndërsa, Aliu thotë se janë të interesuar për ndryshim, duke nënkuptuar kështu se nuk do të bashkëpunojnë me kandidatin e PDK-së.

“Ne jemi të orientuar për ndryshim, ashtu siç po kërkon shumica e popullatës, porse se shpejti dalim me vendim konkret”, theksoi ai.

Në zgjedhjet e mbajtura të dielën partia e parë në Vushtrri ka dal PDK, me gjithsej 33,32 përqind, e pasuar nga LDK me 25,78 përqind, Lëvizja Vetëvendosje me 24,97 përqind, AKR me 8,08 përqind, Lëvizja për Bashkim 4.44%.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet me 19 nëntor./KP/