LAJMI I FUNDIT: Lista Serbe merr vendim përfundimtar për demarkacionin, detajet…!

Lista Serbe ka mohuar të gjitha insinuatat, siç e quan ajo, rreth pazarllëqeve të deputetëve të saj në lidhje me Ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Kjo parti, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se tema për demarkacionin për ta nuk ekziston dhe me këtë duhet të merren partitë shqiptare në bazë të programit të tyre politik.

“Për Listën Serbe tema e ashtuquajtur për demarkacionin absolutisht nuk ekziston. Kjo çështje nuk na intereson, ndërsa me të le të merren partitë shqiptare në kuadër të programit të tyre politik”, thuhet në komunikatë.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Sipas kësaj komunikate, “Lista Serbe askënd nuk dëshiron ta shantazhojë, mirëpo as nuk do të lejojë të shantazhohet, prandaj kërkon nga partnerët e koalicionit raport korrekt, si dhe respektimin e marrëveshjeve politike të cilat janë bazë për funksionimin e koalicionit në pushtet”.

“Ne nuk duam të jemi të instrumentalizuar në asnjë mënyrë, dhe as që kemi qëllim të devijojmë nga parimet tona politike, në bazë të të cilave është formuar kjo parti, si garancë e të drejtave të popullit serb në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

SHPËRNDAJE