Ndalohet ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që ta ndalojë zhvillimin e ndeshjes për juniore në hendboll ndërmjet kombëtares së Serbisë dhe kombëtares së Kosovës, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Kështu ka bërë të ditur B92, duke u thirrur në burime brenda ekzekutivit serb.

Ky vendim është marrë pasi që tifozët huliganë serbë kishin paralajmëruar ardhjen masive në qendrën sportive Kovilovu, ku do të duhej të zhvillohej ndeshja, transmeton lajmi.net.

Hendbollistet e reja serbe dhe kosovare do të duhej ta zhvillonin ndeshjen sot me fillim nga ora 16 në qendrën sportive Kovilovo.

Së shpejti pritet njoftimi zyrtar nga ministritë përgjegjëse serbe.

Serbia është nikoqire e grupit kualifikues për Botëror në cilin përveç Kosovës dhe Serbisë janë edhe Norvegjia dhe Sllovakia. Fillimisht ishte vendosur që ndeshjet të luheshin në Kragujevc, por Federata e Hendbollit të Serbisë për shkak të pakënaqësive të opinionit kishte marrë që mos të përdorën simbolet shtetërore.

SHPËRNDAJE