Lajmi i fundit: Vdes këngëtari i njohur kosovar

Në moshën 72 vjeçare, të shtunën ka ndërruar jetë doajeni i muzikës, Nijazi Bytyqi. I ndjeri ishte ndër këngëtarët më të mirë kosovar, dhe karriera e tij artistike ka qenë shumë e suksesshme.

Nijazi Bytyqi, ishte ndër këngëtarët e parë të muzikës zbavitëse në vendin tonë, ndërsa poashtu shquhej për interpretim të shkëlqyeshëm të këngëve qytetare.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e dielë në ora 12:00 në varrezat e qytetit në Prizren. /tvprizreni(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

SHPËRNDAJE