LAJMI I FUNDIT: Zemaj mban konferencë për media në orën 15:00

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik mbrëmë nuk publikoi rezultatet që priteshin për numrin e personave të infektuar me COVID-19.

Sipas një e-maili zyrtar të dërguar dje për media, thuhej se rezultatet do të bëhen sot.

MSH sot ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një konference për media do të tregojë sa persona janë infektuar.

“Sot, 15 korrik 2020, në ora 15:00 në Ministri të Shëndetësisë mbahet konferencë për media ku komunikohen edhe të dhënat për Covid-19”’, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se nga MSH kanë thënë se janë marrë 400 mostra.

SHPËRNDAJE