Largohet nga politika kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan

Albin Kurti, leader of the Self-Determination movement (Vetevendosje), attends a campaign rally in Mitrovica, Kosovo, September 25, 2019. REUTERS/Laura Hasani

Kryetari i Degës së VV-së në Lipjan, Avni Jashrai ka njoftuar se është larguar nga politika.

“Më lejoni që me anë të këtij postimi të kumtoj largimin tim zyrtarë nga politika. Me ç ‘rast i liroi të gjitha pozitat që kam brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Arsyeja e largimit tim ka të bëjë me gjendjen time shëndetësore dhe rehabilitimit tim post-operator ku javë më parë pata ndërhyrje kirurgjikale”, ka shrkuar ai.

Reagimi i plotë:

Të dashur familjarë, miq, kolegë e ish/ kolegë

Më lejoni që me anë të këtij postimi të kumtoj largimin tim zyrtarë nga politika. Me ç ‘rast i liroi të gjitha pozitat që kam brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Arsyeja e largimit tim ka të bëjë me gjendjen time shëndetësore dhe rehabilitimit tim post-operator ku javë më parë pata ndërhyrje kirurgjikale.

Qendrën e Lipjanit (Degën) deri në zgjedhjet e brendshme do ta drejton koordinatori, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Haliti të cilit i dëshiroi suksese dhe punë të mbarë.

I falënderoi të gjithë aktivistët me të cilët kam bashkëpunuar për dy vite radhazi, ju jem mirënjohës dhe njëkohësisht kërkoj mirëkuptimin e tyre.

Gjatë kësaj kohë do ti përkushtohem familjes, shëndetit dhe profesioneve të mia profesionale.

I juaji: Avni Jashari.

SHPËRNDAJE