LDK e VV në prag të koalicionit: “Jemi gati”

LDK dhe VV në Vushtrri duket se janë në prag të lidhjes së koalicionit, gjë e cila është sinjalizuar edhe më një foto të publikuar sonte në rrjete sociale nga asambleisti i VV-së, Mehmet Selaci.

Në këtë foto shihet kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe kandidati i VV-së për kryetar të Vushtrrisë në zgjedhjet e 22 tetorit, Besim Muzaqi, duke e bërë ‘shqiponjën’ së bashku dhe kështu duke paralajmëruar koalicion mes tyre, shkruan Veriu.info.

Në mbishkrimin e fotos thuhet “Jemi gati”, gjë që lë të kuptohet se zyrtarizimi i koalicionit është vetëm çështje kohe.

Veriu.info mëson se me draft-marrëveshjen e koalicionit të dakorduar mes të dy palëve javën e kaluar, VV-së do t’i takoj pozita e nënkryetarit dhe pesë drejtori.

SHPËRNDAJE