LDK e VV në takim për koalicion, PDK në festë

Partia Demokratike e Kosovës tash ka tjera halle e agjendë. Duke qenë gati 12 vjet në pushtet, ajo ka vendosur që kësaj herë të qendrojë në opozitë. Vendin e saj në qeveri e Kuvend po tentojnë ta ndajnë bashkë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Në PDK kanë festë sonte, ndoshta pikërisht, kur pritet të bëhet koalicioni qeverises, apo të hapet rruga për zgjedhje.

“Ftoheni të merrni pjesë në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës!

Data 27.1.2020
Vendi: Menza “Ramiz Sadiku”, Prishtinë
Ju mirëpresim!”, është një ftesë që sot kanë pranuar aktivistët e zyrtarët e PDK-së. Festa e PDK-së nis në ora 18:30.

Kjo parti së fundi ka zgjedhur edhe kryesinë e saj dhe ka formuar disa departamente. Gjithashtu ka caktuar edhe zëdhënësin. Ka premtuar opozitë të fortë por konstruktive.

Në anën tjetër, nga LDK e LVV po përpiqen që sonte ta kenë koalicionin.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, bashkë me nënkryetarin Lutfi Haziri dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie, kanë arritur në Kuvendin e Kosovës.

Në pyetjen e gazetarëve se a do të ketë sot marrëveshje LDK-VV, Mustafa u përgjigj shkurt.

“Për ata po shkojmë, tash mbetet ta shohim, jemi të vullnetshëm për marrëveshje në mënyrë që të procedojmë matutje”, ka thënë ai.

Edhe Albin Kurti u shpreh optimist.

“Se a do të arrijmë marrëveshje nuk e di, por, jam optimist për arritjen e marrëveshjes”, deklaroi i pari i LV-së.

SHPËRNDAJE